Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin, në Tiranë mblidhen te “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë te Xhamia e Madhe
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/3408_1437104071besim-bajr.jpg?itok=lwvp3T4f)
Besimtarët myslimanë shqiptarë dhe ata në botë, kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditëve agjërim, lutje e adhurime. Kjo festë ka nisur me faljen e Bajramit. Në Tiranë, për të kryer ritet e tyre qytetarët e besimit myslimanë, si zakonisht, janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërsa në Prishtinë, janë mbledhur në Xhaminë e Madhe. Me rastin e kësaj feste, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka uruar besimtarët dhe të gjithë shqiptarët anembanë botës për festën e Fitër Bajramit, e cila është simboli i paqes, qetësisë shpirtërore dhe harmonisë. Gjatë lutjes, kryetari Bruçaj ka kërkuar nga Zoti më shumë begati, paqe e qetësi për shoqërinë dhe atdheun tonë. Me një urim iu është drejtuar të gjithë besimtarëve edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
Add new comment