Apeli i Shkupit zyrtar për Platformën bie në vesh të shurdhër
Komuniteti ndërkombëtar duket se nuk po i përgjigjet apelit të Shkupit zyrtar për dënimin si të dëmshme dhe destabilizuese të platformës së përbashkët të partive shqiptare, njohur edhe si Platforma e Tiranës.
Në një takim mes presidentit maqedonas Ivanov dhe sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zanier, përcjellë nga presidenca maqedonase, ky i fundit citohet të jetë shprehur vetëm për pjesën që liderët rajonalë duhet të ndalin retorikën dëmtuese, por pa shkuar më tej në qëndrime për dokumentin e sipërcituar.
http://mia.mk/Mobile/en/Home/RenderSingleNews/92?newsID=133602862
Nga ana tjetër, Tv Alsat përcjell lajmin se i dërguari i posaçëm i qeverisë gjermane për Evropën Juglindore, Kristian Halbah “pas takimeve kokë më kokë me partitë politike” nuk ka vlerësuar si të dëmshme Platformën.
“Pas takimeve që kisha dje dhe sot jam i bindur se kryetari i shtetit duhet të respektojë rezultatet e zgjedhjeve të fundit dhe ti lejojë shumicës parlamentare të krijojë sa më shpejtë qeverinë e re. Dua të theksoj se është shumë e rëndësishme që Specialja të vazhdojë punën e saj në bashkëpunim me institucionet e tjera të pavarura dhe kredibile”, tha deklaroi Kristian Halbab Përfaqësues i posaçëm i Qeverisë gjermane.
Në këto kushte, Shkupit i kanë mbetur pak hapësira për të manovruar dhe refuzuar me argumente “jo-në” ndaj kërkesës së Zaev për mandatimin për krijimin e qeverisë.
Add new comment