SHBA i përgjigjet Ivanov: Duam stabilitet, formoni qeverinë

Postuar në 08 Mars, 2017 10:14

SHBA është e interesuar për stabilitet dhe prosperitet të shteteve të rajonit. Kështu deklaroi nga Zagrebi zv/ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për çështje evropiane e euroaziatike, Hojt Brajan Li, në përgjigje të letrës së presidentit maqedonas Gjorge Ivanov për të dënuar platformën e partive shqiptare.
Ai ka ftuar gjitha palët në Maqedoni të jenë të gatshëm në kompromis dhe të formohet qeveri e re paszgjedhore, njofton agjencia Ina. “Sinqerisht shpresoj se presidenti maqedonas do t’u mundësojë deputetëve që shprehën dëshirë për këtë dhe partitë që ata përfaqësojnë, të formojë qeveri sa më shpejtë, pasi Maqedonisë i nevojitet një qeveri që do të vazhdojë dhe kryejë proceset e filluara në kuadër të procesit paraqasës të BE-së”, ka thënë Ji.

http://ina-online.net/shba-mesazh-te-qarte-ivanovit/

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.