Abuzim me paratë e shtetit, KLSH kallëzon penalisht Kreun e Tatimeve në Berat dhe dy ish-drejtues në Elbasan pasi shkaktuan dëm ekonomik 1 mln euro

KLSH ka denoncuar vazhdimisht kohët e fundit zyrtarë të llartë të shtetit të cilët abuzojnë me fondet publike. Në këtë kuadër Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht Kreun e Drejtorisë Rajonale Tatimore në Berat, si dhe dy ishdrejtorë në Elbasan me akuzën për “shpërdorim detyre”.
Në Drejtoritë Rajonale të Tatimeve Elbasan dhe Berat, KLSH ka konstatuar të ardhura të munguara në Buxhetin e Shtetit për të dy institucionet në shumën rreth 147 milionë lekë ose mbi 1 milion euro dhe dëm ekonomik në DRT Berat rreth 59 milionë lekë ose mbi 421 mijë euro.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, nga auditimi mbi zbatimin e legjislacionit tatimor, të ushtruar në Drejtoritë Rajonale të Tatimeve, Elbasan dhe Berat, ka konstatuar gjatë periudhës 2013 – 2014 mospërputhje në veprimtarinë e administratës tatimore me kërkesat e kuadrit rregullator në procedura dhe të meta e mangësi në zbatimin e legjislacionit dhe akteve administrative që rregullojnë veprimtarinë e administratës tatimore në procesin e realizimit të të ardhurave tatimore dhe kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore.
Add new comment