Mali i ZI, anëtar i NATO-s në fund të Majit

Postuar në 24 Shkurt, 2017 16:56

Mali i Zi ka marrë garanci se senati amerikan do të ratifikojë protokollin e pranimit të vendit në NATO. Ministri i Punëve të Jashtme Srgja Darmanović tha në një intervistë për Reuters se Mali i Zi mund të bëhet anëtar me të drejta të plota i Aleancës deri në fund të majit.

Ai mohoi pretendimet se ratifikimi nga senati amerikan mund të jenë viktimë e dëshirës së administratës Trump për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë. "Ne e kuptojmë se Trump dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë, sidomos kur bëhet fjalë për luftën kundër terrorizmit, por ne nuk shohim shenja që tregojnë se senati mund të sakrifikojë interesat themelore amerikane kombëtare", tha Darmanović.

Ai përkujtoi se nga 28 anëtarë të NATO-s, katër vende nuk e kanë ratifikuar ende anëtarësimin e Malit të Zi në NATO për shkaqe procedurale - SHBA, Kanada, Holanda dhe Spanja. "Ne presim provë në samitin e ardhshëm në fund të majit. Është e arsyeshme të pritet që të gjitha procedurat të finalizohen deri atëherë "- theksoi ministri i Jashtëm malazez.

https://europeanwesternbalkans.com/2017/02/24/darmanovic-montenegro-in-n...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.