Opozita shqiptare imiton Seçesionin e Aventinos, zhvilluar kundër Musolinit

Postuar në 23 Shkurt, 2017 11:10

Opozita parlamentare ka deklaruar se në çadrën e ngritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të zhvillohen punimet e një parlamenti të ri, legjitim sipas saj. Kryetari I PD-së, Lulzim Basha, deklaroi dje qartë se:

Nesër në këtë tendë, do të nisë punimet Parlamenti i ri shqiptar. Nesër nga kjo tendë ftoj çdo deputet jo të lidhur me krimin, pa rekodre kriminale, të vijë në këtë aulë të vërtetë të demokracisë, sepse ky është Parlamenti Shqiptar”.

Ndërkohë vetë Grupi Parlamentar i PD-së do të zhvillojë në çadër një seancë paralele duke krijuar kështu situatën politike të relativizimit në legjitimitetin e institucioneve zyrtare. Duket se ky është një akt i parë i Mosbindjes Civile që u paralajmërua nga Sali Berisha.

Por nga huazohet kjo lloj proteste? Nëse ecim prapa në kohë ajo na çon në Italinë e Musolinit, në vitin 1924, kur deputetë të opozitës vendosën të zhvillojnë seancë plenare më vete për shkak se kërkonin nga qeveria fashiste që të sqaronte të gjitha hollësitë e zhdukjes së Xhakomo Mateotit, politikan antifashist dhe gazetar, sekretar I Partisë Socilaiste të Bashkuar, i vrarë nga skuadristët fashistë të drejtuar nga Amerigo Dumini. Është simptomatike që të sillet në vëmendje se Mateoti u eliminua – roli I Musolit mbetet i dyshimtë – për shkak të denoncimeve prej tij të mashtrimit elektoral të realizuar nga fashistët në zgjedhjet e 6 prillit 1924.

Pas këtij akti deputetë opozitarë “ndanë më dysh” parlamentin duke u mbledhur jo në një tendë, por në një sallë të Montecitorios. Emrin Seçesioni i Aventinos e mori simbolikisht nga Kodra e Aventinos në Romë ku në antikitet mblidheshin plebejtë në konflikt me patricët.

Socialistët, Kristiandemokratët dhe disa liberal nisën bojkotin e plotë të parlamentit në korrik 1924, me synim imponimin e shkarkimit të Musolinit nga mbreti. Musolini nuk u shkarkua dhe në një fjalim të mbajtur në 3 janar 1925, ai pranoi përgjegjësinë politike, morale dhe historike për ngjarjen duke kërkuar direkt akuzimin e tij. Ai pranoi klimën e dhunës dhe krijimin e saj prej tij personalisht, duke apeluar qartë se Italia ka nevojë për stabilitet. Dobësia e opozitës dhe kundërveprimi i mbretit dhe Musolinit në Senat paralizuan veprimet e mëtejshme për t’I hapurr rrugën Duçes drejt Diktaturës.

Teknikisht veprimi i opozitës së sotme ka ngjashmëri, pasi akuza që po bëhet ndaj shumicës është për lidhje me krimin, edhe pse asaj i mungon spektakli I një ngjarjeje madhore që do të nxehte klimën.  Thuhet se Seçesioni i Aventinos e forcoi pozitën e Musolinit në vend se ta dobësonte, vetëm se në rastin konkret Ssqipëria nuk ka mbret, por e shumta ka një president që quhet Bujar Nishani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.