Shqipëria dyfishon prezencën ushtarake në Kosovë

Postuar në 13 Shkurt, 2017 15:09

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli. Në njoftimin për shtyp shpërndarë me këtë rast thuhet se ministrja ka deklaruar se “konsolidimi i shtetit të Kosovës dhe paprekshmëria e kufijve kushtetues është në fakt prioritet i axhendës sonë të përbashkët dhe ishte le të themi ajo çka në mënyrë eksplicite u bisedua midis nesh, dy delegacioneve”. 

Kodheli ka folur për një vullnet të përvashkët në rast të krijimit të tensioneve nacionaliste false, kjo në emër të saj që ajo e quajti “ëndrrajtonë e madhe dhe e popujve, ajo e  integrimit euro-atlantik në të gjithë rajonit që jetojmë. 

Ne vlerësojmë maksimalisht punën e jashtëzakonshme që personeli ushtarak i misionit më të gjatë NATO, KFOR bën në Kosovë. Prezenca e ushtarakëve shqiptarë në fakt atje do të dyfishohet, është një lajm që ne e kemi dhënë edhe më parë, dhe ne jemi në përfundim të procedurave ligjore për këtë shtesë personeli”, tha Kodheli. 

Nga ana e tij Demolli ka nënvizuar angazhimin e Kosovës për transformimin e FSK-së i cili nga ana e tij ka hedhur dritë mbi disa aspekte të vizitës së sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. 

Edhe në të ardhmen trupat e KFOR-it do të qëndrojnë dhe do t’i ofrojnë një siguri të plotë Republikës së Kosovës. Gjithashtu u theksua se pas përgjigjes që zoti Stoltenberg i ka kthyer kryeministrit të Republikës së Kosovës, zotit Mustafa, janë krijuar kushtet për një identifikim të bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe FSK-së në programe të caktuara gjithsesi në programet kryesore ku do të ketë një fillim bashkëpunimi midis FSK-së dhe NATO-s do të jenë kërkim - shpëtimi, luftimi i krimit kibernetik, shkenca e paqes dhe sigurisë”, tha ai. 

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Po ata ushtare, qe ca shikojne bythen e Mimit, ca te tjere qeshin dhe ca e kane koken nga ana tjeter, per ça jane aty?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.