Trump merr goditjen e parë, rrëzohet nga Gjykata e Apelit

Postuar në 05 Shkurt, 2017 12:26

Gjykata e Apelit në SHBA ia ka rrëzuar kërkesën Presidentit Donald Trump për zhbërjen e vendimit të një gjykate federale, e cila “ngriu” urdhrin e Trump për revokimin e vizave për 7 vende myslimane.
Kështu, gjyqtari James Robart i Uashingtonit e pezulloi përkohësisht udhrin e Presidentit javën që shkoi, pas situatës kaotike të krijuar në vend për revokimin e vizave. Trump e cilësoi gjykatësin si qesharak. Pas kësaj, Shtëpia e Bardhë apeloi vendimin, por Gjykata e Apelit në San Franciso ia rrëzoi kërkesën Shtëpisë së Bardhë.
Ajo kërkon më shumë argumente për kërkesën e Presidentit dhe pret një seancë tjetër ankimimi javën që vjen, raporton “Washington Post”.

 

Comments

Submitted by Pirro (not verified) on

Antikushtetueshmeria Nr.1.

He just got checked and balanced.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.