Ish-nënkryetari i SHIK-ut, Rama: “Gazidede, ishte besimtar, nuk e konceptonte gënjeshtrën. Ndaj ra preh e dezinformacionit të vartësve”
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/1673_image_6036.jpg?itok=7lL7MSak)
Ish-nënkryetari i Shërbimit Informativ Kombëtar, Bujar Rama, ka deklaruar dje në një intervistë për “Channel One” se Bashkim Gazidede, kishte rënë pre e dezinformacionit të vartësve të tij. Rama shton se Gazidede ishte një ndër njerëzit më të ndershëm që kanë punuar në shtetin shqiptar. “Padyshim që ka qenë një nga titullarët më të ndershëm të institucioneve të shtetit shqiptar që mund të ketë patur ndonjëherë. Një njeri me ndershmëri të rrallë. Por Gazidede ra viktimë e dezinformimit të vartësve të vet. Dezinformimi i tyre e dëmtoi Gazideden dhe vetë SHIK. Gazidede i besonte shumë atyre, sepse ai ishte edhe besimtar dhe nuk e konceptonte dot gënjeshtrën. Por ata këtë e shfrytëzuan dhe e dizinformonin. Kjo bëri që Gazidede të biente preh e tyre. Por ama njeri më të ndershëm se ai nuk kishte dhe nuk ka në institucionet e shtetit”, tha Rama.
http://www.channel-one.al/debati-ne-channel-one-ekskluzivefl...
s.z
Add new comment