PD-ja depoziton kallëzime penale pa emër për Ilir Beqajn

Postuar në 29 Janar, 2017 21:44

Partia Demokratike ka depozituar kallëzim penal për ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj lidhur me konçesionin e check-up. Akuza është sipas AbcNews, “shpërdorim detyre dhe korrupsion, me anë të një kallëzimi që është bërë pa emër.

ABC News ka mësuar zyrtarisht se kallëzimi i dy deputeteve të PD-së Albana Vokshi dhe Arbiola Halimi është regjistruar pa emër por për veprën penale të “korrupsionit” dhe akuzën e “shpërdorimit të detyrës” në lidhje me koncesionin e njohur si Check-up-i. Burimet thonë se Prokuroria e Përgjithshme, pas verifikimit paraprak të kallëzimit, e ka dorëzuar atë pranë njësisë së anti-korrupsionit në prokurorinë e krimeve të rënda. Ndërkohë po për të njëjtin koncesion, të check-up-it dhe dy të tjerat, atë të hemodializës dhe sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale, Prokuroria e Tiranës e ka çështjen në hetim prej më shumë se 13 muajve dhe ende nuk ka një vendimarrje

raporton televizioni në fjalë.

Konçesionet e Ministrisë së Shëndetësisë janë ndër më të përfolurat, por asgjë nuk është konkluduar deri më tani për akuzat e ngritura. Kallëzimi pa emër e bën edhe opozitën të veprojë në kushte anonimati, duke dorëzuar këtu simbolikisht seriozitetin e kauzës antikorrupsion si atu të saj morale. 

http://www.abcnews.al/lajme/politike/1/80448

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.