Në qeveri varianti final për faljen e gjobave
Pas konsultimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar Ministria e Financave ka dorëzuar pranë Këshillit të Ministrave variantin final të ligjit për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore. Përveç faljes së një pjese të borxheve fiskale të biznesit drafti përfshin dhe detyrimet që kanë drejtuesit e mjeteve për makinat që nuk kanë paguar taksat. Kështu ligji parashikon fshirjen e të gjitha detyrimet tatimore dhe doganore të krijuara deri në vitin 2010-të, ndersa nga 1 janari 2011 deri në 31 dhjetor 2014-të do të fshihen gjobat, duke vënë si kusht pagimin e detyrimeve.
Falje të gjobave pas 2014-ës do të ketë vetëm për dy kategori: ato të qershorit që u vunë në masë për deklarim të vonuar të punonjësve dhe gjobat e vëna kompanive të kasave fiskale për vonesa në furnizim gjatë aksionit anti-informalitet.Ata të cilët kanë një makinë dhe rezulton se nuk kanë kryer asnjë veprim me atë që nga viti 2011-të e në vijim, pas hyrjes në fuqi të ligjit do të çregjistrojnë makinën pa paguar asgjë raporton Tv Klan.
Nëse mjeti do te riperdoret, duhen paguar të gjitha taksat që prej 2011-ës deri në 2017-tën dhe do të perfitohet vetem falja e gjobave. Personat që nuk paguajnë detyrimet, do tu ëergjistrohet mjeti nga vetë drejtoria e transporteve.
Add new comment