BE i hap Serbisë kapitullin 26 të negociatave për anëtarësim
Teksa situata në rajon duke jo pak e tensionuar për shkak të raporteve të ndezura Prishtinë-Beograd, kjo nuk e pengon Serbinë të avancojë drejt Bashkimit Evropian. Së fundmi Kroacia dhe Bullgaria kanë dhënë zyrtarisht "dritën jeshile" për të hapur kapitullin 26 në negociatat me Serbinë për anëtarësim në BE. B92 raporton se se grupi punues për zgjerim ka arritur më në fund pajtueshmërinë për hapjen e kapitullit 26 që ka të bëjë me arsimin dhe kulturën.
Me këtë është arritur më në fund konsensusi i të gjitha 28 vendeve anëtare, që është i nevojshëm për të hapur një kapitull të ri në negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE. Kroacia vitin e kaluar bllokoi hapjen e kapitullit 26 duke paraqitur rezerva përsa i përket pakicës kroate, kur është fjala për arsimin në gjuhën amtare në Serbi. Përveç kapitullit tashmë të konfirmuar 26, përmendet edhe kapitulli 20 - ndërmarrjet dhe politika industriale si dhe kapitulli 29 – unioni doganor. Burimet diplomatike të agjensisë Tanjug në Bruksel vlerësojnë se plani i këtij viti në negociatat e anëtarësimit të Serbisë është që të hapen gjashtë ose shtatë kapituj gjatë vitit 2017.
Add new comment