Rezistojnë neonazistët në Gjermani, NPD parti e ligjshme

Postuar në 17 Janar, 2017 11:22

Gjykata Kushtetuese në Gjermani ka pranuar se objektivat e partisë neonaziste NPD janë në konfliktit me Kushtetutën, por konsideroi se kjo organizatë politike nuk është në gjendje të përmbysë rendin Demokratike, ndaj dhe rrëzoi kërkesën për ta nxjerrë atë jashtë ligjit.
Kështu për herë të dytë dhe mesa duket përfundimtare, Gjykata i njeh të drejtën Partisë neonaziste të vazhdojë të ekzistojë. 
Partia për momentin nuk ka asnjë deputet as nivelin federal dhe as atë kombëtar dhe është në nivelin më të ulët të ndikimit të saj, pasi një pjesë e madhe e mbështetësve të saj kanë kthyer vëmendjen në Partinë ksenofobe  të krahut të djathtë AFD.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.