Teatri i radhës, ILDKPI i riverifikon pasurinë e Alfred Pezës

Postuar në 16 Janar, 2017 10:56

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive  dhe Konfliktit të Interesave ka njoftuar se kreu i saj Shkëlqim Ganaj ka urdhëruar fillimin e procedurave të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për të gjitha deklaratat e interesave private që prej vitit 2003, të deputetit Alfred Peza.
Njoftimi thotë se "objekt i këtij kontrolli nuk do të jenë vetëm pasuritë e subjektit në fjalë, burimet e krijimit dhe ligjshmëria e tyre, por gjithashtu edhe gjendja e konfliktit të interesit. Mbledhja e të dhënave dhe informacioneve, kryerja e veprimeve verifikuese dhe hetimit administrativ do të shtrihet edhe për familjarët, bashkëshorten e tij, fëmijët, si dhe personat e lidhur".
Po ashtu Inspektori i Përgjithshëm ka kërkuar kryerjen e një hetimi tërësor brenda një kohe sa më të shpejtë të mundshme duke falenderuar median për bashkëpunimin në rastin konkret.

Po çfarë duhet të presim nga ky hetim i ILDKPI-së?

Pa paragjykuar punën e këtij institucioni deri më tani asnjë zyrtar i lartë nuk është gjetur në konflikt interesi apo fshehje të pasurisë. Ka qenë po ky institucion që e ka kaluar në sitë pasurinë e Alfred Pezës apo deputetëve të tjerë si Ilir Beqaj dhe Koço Kokëdhima, të cilët nuk i gjeti me shkelje.

Ose ligji ka mangësi ose ILDKPI ka bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh. Vlen të theksojmë se për praktikat e ndjekura nga ILDKPI për verifikimin e pasurisë së zyrtarëve, Prokuroria hapi një hetim nisur nga fakti se në 2 vjet ky institucion nuk çoi për hetim asnjë zyrtar të lartë për konflikt interesi. Prokuroria kërkoi sekuestrimin e serverit të të dhënave por Gjykata e Lartë e pushoi çështjen.

http://www.respublica.al/2017/01/11/gjykata-e-lartë-rrëzon-prokurorinë-për-hetimin-e-ildkpki-së.

Në këtë kontekst gjasat që deputeti në fjalë, Alfred Peza të gjendet me fshehje të pasurisë apo konflikt interesi janë të pakta, për aq kohë sa edhe ai vetë ka deklaruar se 1 milionë dollarët me të cilat bleu aksione në Bankën "Credins" ishin kursime në vite. Thjesht ose ILDKI nuk i ka parë mirë, ose Pezës i ka shpëtuar ndonjë detaj në deklaratën e pasurisë dhe gruas së tij. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.