Lalibela, Jeruzalemi i ri

Postuar në 01 Janar, 2017 16:28

Kush ka lexuar librin “Perandori” të gazetarit polak Kapushçinski, do të vërë re me njëherë se Etiopia kë një kulturë të veçantë. Dhe këtë e kupton më mirë nga fakti se etiopianët kanë një formë tyre të kristianizmit ortodoks, që bazohet në librin e Enokut, profeti që vdiq me Zotin lart në qiell.

Rastafari është një tjetër drejtim religjoz që lidhet me emrin e Hajle Selasje, perandorit të fundit, sekt i cili kishte si ndjekës edhe Bob Marley.

Riti ortodoks etiopian bashkë me atë të Eritreas, përbën grupin më të madh të kristianizmit ortodoks pas Rusisë dhe ceremonitë e tyre janë të veçanta. Lalibela është një qytet në veri të vendit.  Aty në ditët e para të janarit etiopanët mblidhen për të festuar krishtlindjet – Genna – për të gjetur rrugën nga errësira në dritë. Një zonë që mbrohet nga UNESCO, emri i qytetit rrjedh nga mbreti Lalibela, i cili në shekullin e 12-të urdhëroi ndërtimin e Jeruzalemit të ri, pasi Jeruzalemi u kap nga myslimanët. 11 kisha të lidhura me njëra –tjetrën, ishte rezultati i kësaj pune. Fotografotë e mëposhtëme janë marrë nga fotografi Tariq Zaidi, i cili thotë për CNN se “nëse dëshiron të prekesh ende nga njeriu, duhet të shkosh në Lalibela”. 

 

http://edition.cnn.com/2016/11/16/travel/lalibela-ethiopia-genna-tariq-z...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.