Botërori i futbollit, Rusia 2018, Shqipëria në grup me Italinë dhe Spanjën
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/1819_image_6116.jpg?itok=GDBCerfK)
Është hedhur shorti i botërorit të futbolli 2018, i cili do të zhvillohet në Rusi. Shqipëria do të ketë në grup, Italinë, Spanjën, Izraelin, Maqedoninë, Lihtenshtejnin. Shorti është drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm Zherom Valcke, por ceremoninë e ka përshëndetur edhe presidenti rus, Vladimir Putin. Më poshtë të gjitha grupet:
Grupi A: Holandë, Francë, Suedi, Bullgari, Bjellorusi, Luksemburg
Grupi B: Portugali, Zvicër, Hungari, Ishujt Faroe, Letoni, Andorra
Grupi C: Gjermani, Republika Çeke, Irlandë e Veriut, Norvegji, Azerbaixhan, San Marino
Grupi D: Uells, Austri, Serbi, Republika e Irlandës, Moldavi, Gjeorgji
Grupi E: Rumani, Danimarkë, Poloni, Mali i Zi, Armeni, Kazakistan
Grupi F: Angli, Sllovaki, Skoci, Maltë, Lituani, Slloveni
Grupi H: Belgjikë, Bosnje-Hercegovinë, Greqi, Estoni, Qipro
Grupi I : Kroaci, Islandë, Ukrainë, Turqi, Finlandë
Add new comment