Lirimi i Lulzim Berishës/PS-PD-LSI, në një kazan
Astrit Kotaj, drejtor i Burgut të Durrësit është arrestuar pas urdhër arrestit të lëshuar nga prokuroria e këtij rrethi. Shkak është lirimi nga i Lulzim Berishës për të cilin Kotaj akusohet se ka bërë përllogaritjen e kohës së qëndrimit të Berishës në burg, në mënyrë të parregullt. Kjo ka çuar në pranga Kotajn, një njeri i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Avokati i tij, Ahmet Cani deklaroi se “arrestimi i klientit të tij ka prapavijë politike”, pasi sipas tij nuk është detyrë e drejtorit të bëjë përllogaritjen e kohës së qëndrimit të të dënuarve. Cani ka folur për një shou të prokurorisë që i shërben qarqeve të caktuara, pa sqaruar se për këtë bëhet fjalë.
Për lirimin e Lulzim Berishës PS-ja dhe PD-ja akuzuan njëra - tjetrën, njëra për vendimin e gjykatës që aludohet s ekontrollohet nga opozita dhe tjetra për garancitë e kreut të Bashkisë, Vangjush Dako. Sot del në skenë edhe LSI-ja, e cila të paktën ka reaguar: ministri i Drejtësisë e ka shkarkuar nga detyra Kotajn, kuptohet pasi u arrestua. Sa pa gjë, mirë dhe kaq.
Add new comment