Në qarkullim vetëm makinat me standard Euro 4 dhe 5
Së shpejti në qeveri do të mbërrijë propozimi për standardin Euro në flotën e automjeteve që qarkullojnë në vend. Kjo u bë publike nga ministri i Mjedisit, Lefter Koka gjatë një interviste për News 24, ku sipas tij 48% - 60% e ndotjes së ajrit në vend vjen nga automjetet
Ne kemi një ligj që është funksional, por cilësia e ajrit është ende në nivele jo të kënaqshme në Shqipëri. Kërkohen një sërë masash për të mbërritur në rezultatin e nevojshëm. Aktualisht, ne jemi duke punuar me propozimin e nismës që kemi nisur për ta cuar pranë Qeverisë Shqiptare dhe më pas në Parlament. Makinat aktuale parashikojmë të kapin standardin Euro3 ose Euro 4(ende nuk është konkluduar), dhe do të detyrohen cdo makinë e re që do të hyjë në Shqipëri si import do të jenë në standardin Euro5 të reja dhe Euro 4 të përdorurat.
Për mjetet që janë aktualisht në qarkullim por nuk plotësojnë këtë standard ministri tha se do t’u lihet koha e nevojshme për të përshtatur automjetet e tyre me standardin e kërkuar.
Ajo që është problematika dhe ne nuk mund të jemi radikalë në vendime janë mjetet Euro 1 deri në Euro3 , ne do të propozojmë një përshkallëzim. Ne si Ministri Mjedisi nuk jemi të mendimit që një ditë të bukur gjithë këto makina nga sot të dalin jashtë përdorimi apo të detyrojmë të instalojnë po sot katalizatorë, por do tu lëmë qytetarëve kohën e duhur të përshtasin makinat e tyre të në standardin e kërkuar E rëndësishme është që ne do të konsultohemi dhe prioriteti ynë është të godasim sa më pak ekonominë e cdo qytetari apo poseduesi të një makine të vjetër ndotëse të ajrit
Add new comment