“Garancitë” e Gjermanisë: Traktati i Lozanës, i padiskutueshëm!
Minstri i Jasshtëm i Gjermanisë Frank-Ëalter Steinmeier deklaroi në një intervistë për gazetën greke “Kathemirini” se kufijtë ndërkombëtarë mes Turqisë dhe Greqisë janë të pandryshueshëm. Ai citohet nga gazeta greke të ketë deklaruar se Traktati i Lozanës që përcaktoi këto kufij është i padiskutueshëm, duke shtuar se edhe ministri i Jashtëm turk, Cavusoglu ka deklaruar publikisht se “Turqia ndihet e lidhur me Traktatin e Lozanës”.
Deklarimet e Steimmeier shpallin një qëndrim gjerman të momentit, pasi po të ecim pas në kohë, Gjermani është akuzuar vazhdimisht, edhe nga ish-presidenti sovjetik, Mikhail Gorbaçov, si investitorja kryesore e shpërbërjes së Jugosllavisë.
Gjermania njohu në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Kroacisë duke krijuar gjendje fakti në kushtet kur Bashkimi Sovjetik ishte shpërbërë dhe kur Gjermania e bashkuar ishte autoriteti kryesor në Europë.
Por më shumë rëndësi ka fakti sesa forcë ka sot Steinmeier të mbrojë një Traktat si ai i Lozanës. Turqia dhe Gjermania kanë pak a shumë të njëjtën popullsi dhe miqësia strategjike mes të dyja vendeve nuk arriti që t’i hapte derën Turqisë për në BE. Për më tepër që është pak e dyshimtë që një drejtues si Erdogan të kompleksohet nga thirrja për standarde, apo për respektimin e traktateve të para vitit 1945, kur e drejta ndërkombëtare adotoi disa parime të reja, që në fakt pasyqrojnë një raport force në një moment të dhënë.
Add new comment