Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous: Të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri burojnë nga Protokolli i Korfuzit

Postuar në 03 Dhjetor, 2016 12:01

Një takim i thirrur nga Partia Për Bashkimi për të Drejtat e Njeriut për çështjen e pronave në Himarë solli në Tiranë, 2 deputetë grekë dhe  eurodeputeten Qipriote, Eleni Theocharous, të cilët dënuan vendimin e qeverisë shqiptare për të prishur 19 objekte në qendër të Himarës në kuadër të rikualifikimit urban.

Në këtë takim ishte e pranishme edhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Eleni Sourani. Përtej lobimit që po bën Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe kreu i saj Vangjel Dule për të mbajtur në krye të axhendës politike çështjen e prishjes së objekteve në Himarë, të cilat u përkasin banorëve me shtetësi greke, takimi rrëshqiti disi nga objekti duke marrë një karakter edhe më nacionalist, kryesisht nga fjala e dy deputetëve grekë dhe në veçanti e eurodeputetes qipriote, Eleni Theocharous.

Kjo e fundit, foli për një tokë të shenjtë siç e quajti ajo Vorio Epirin duke theksuar se të drejtat e minoritetit grek në Shqipërinë burojnë nga Protokolli i Korfuzit i vitit 1914. Theocharous tha se ajo ishte pjesë e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian dhe së fundmi e ngarkuar për çështjet e Shqipërisë, çka sipas saj do të përbëjë një filtër të fortë për proceset integruese të Tiranë drejt Bashkimit Evropian. Nuk është e qartë sesi përdoret Protokolli i Korfuzit si referencë dhe mbi çbazë juridike kërkohet respektimi i të drejtave të minoritetit nisur nga ky protokoll.

Protokolli i Korfuzit (1914) ishte akt që Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit nënshkroi me qeverinë greke, në emër të qeverisë së V.Vidit ku vendosej një pozitë e veçantë e krahinave të Jugut duke u njohur atyre një lloj autonomie që përfshinte si pika kryesore: një administratë më vete si dhe një xhandarmëri lokale që do të vepronte vetëm në krahinat jugore. Njihej greqishtja si gjuhë e vetme fetare e komuniteteve ortodokse, ndërsa në shkolla, në organet shtetërore e gjyqësore greqishtja do të ishte e barabartë me gjuhën shqipe.

 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

E dinë këta qeveritarët tanë kuptimin dhe aplikimin e statusit "non grata" për qytetarët e huaj?!

Submitted by Soll Lili (not verified) on

Kjo ceshtje duhej te zgjidhej qe me 1991,por partite shqiptare bija te denja te nenes se tyre PPSh ,e lane te rritej dhe te agravonte me tej.Sot na duhet te durojme pordhet e bujqerve ketej dhe andej kufirit
Mbasi u dhane fuqine ekonomike (tokat tona),sot habiten per keto kerkesa politike.Oreksi vjen duke ngrene.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.