Erdogan: Qëllimi i ndërhyrjes sonë në Siri, vetëm rrëzimi i tiranit Bashar al Assad
Ndërhyrja në Siri u bë me qëllim rrëzimin e Bashar al Assad. Kjo është deklarata që presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, ka bërë sot gjatë një fjale në Simpoziumin për Platformën Ndërparlamentare të Jeruzalemit, zhvilluar në Stamboll.
Sipas vlerësimit tim në Siri kanë vdekur afërsisht 1 milion njerëz. Ku janë Kombet e Bashkuara? Çfarë po bëjnë? Janë në Irak? Jo...Pse ndërhymë ne? Ne nuk kemi synime territoriale në Siri. Çështja është që t’ua kthejmë tokën poseduesve të vërtetë. Pra mund të thuhet se ne jemi aty për vendosjen e drejtësisë. Ne ndërhymë aty për t’i dhënë fund sundimit të tiranit al-Assad që terrorizon me terro shtetëror.. Nuk ndërhymë për asnjë arsye tjetër”, tha Erdogan.
Ofensiva turke e nisur më 24 gusht në fakt ka patur në epiqendër likujdimin e militantëve të ISIS dhe të Partisë së Unionit Demokratik, që Ankaraja e konsideron të lidhur me Partinë Punëtore të Kurdistanit. Siç cilëson gazeta “Hurriet”, këto veprime janë zhvilluar në bashkëpunim me Ushtrinë e Lirë Siriane, e cila mbetet një gurpim opozitar ndaj Assadit, por pa sfondin radikal fetar që kishte ISIS. Ky i fundit duket s eka humbur territor dhe mbështetjen që dikur kishte nga duar të panjohura, mes të cilave akuzohej edhe Turqia.
Skenari i rrëzimit të Assad përmes një lufte të deleguar dështoi dhe tashmë pas angazhimit rus dhe iranian në terren, Turqia, njësoj si SHBA gjenden në një konflikt në të cilin shpallja e Assadit armik është disi jo realiste. Ideja e një konference ndërkombëtare largohet ndërkohë që forcat e Assadit po marrin Halepin.
Gjithsesi, deklarata e Erdogan shënon një hap jo pa rëndësi po të kemi parasysh se presidenti turk, i ndëshkuar së fundmi nga BE-ja për masat represive dhe shkelje të të drejtave të njeriut pas grushtit të shtetit në korrik, flet për demokraci dhe të drejta të njeriut, duke evokuar një rol të ciin Europa nuk e luan dot në Siri.
http://www.hurriyetdailynews.com/turkey-entered-syria-to-end-al-assads-r...
Add new comment