David Petraeus del si emri më i ri për detyrën e Sekretarit të Shtetit
“Bloomberg” raporton se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump po konsderon gjeneralin David Petraeus si kandida për sekretar Shteti. Lajmi është bërë i ditur nga burime brenda stafit të Trump, i cili thuhet se do të zhvillojë një takim me Petraeus sot në kullën Trump. Emri po krijon debat për shkak të së kaluarës së Petraeus, i cili u përfshi në një çështje me rrjedhje informacioni të klasifikuar. Nga pikëpamja e integritetit gjenerali nuk ka të sharë, ai ka qenë për disa kohë edhe drejtues i CIA-s. Nëse zgjidhet, Petraeus skualifikon emrat e mëparshëm, Rudy Giuliani dhe Mitt Romney. Duhet thënë se nuk ka kaluar pa u vënë re e kaluara ushtarake e këtij kandidati, por i tillë ishte edhe Colin Powell. Nëse e vendosim këtë emër në raport me sfidat që përball sot SHBA është e udhës të mendohet se Trump po kërkon një person me staturën e duhur për të trajtuar çështje komplekse si kriza siriane, raportet me Iranin, apo edhe përballja me Kinën në Azi apo Rusinë në Europë.
Add new comment