Gjashtë deputetë lobojnë për shoqëritë e basteve dhe kazinotë, kërkojnë të shtyhet me 2 vjet zbatimimi kritereve për distancat
Një grup deputetësh të mazhorancës kanë kërkuar shtyrjen edhe me dy vjet të tjerë të efekteve të ligjit të ri për lojrat e fatit. Deputetët Ervin Bushati, Ervin Koçi, Blerina Gjylameti, Luan Duzha, Ylli Shehu dhe Tahir Muhedini kanë dhënë argumentat e tyre lidhur me këtë kërkesë.
Ndër kategoritë e lojërave të fatit që lejohen të zhvillohen në Republikën e Shqipërisë, për të cilat shoqëritë e interesuara mund të licensohen, janë edhe “Kazinotë”, “Lotaria kombëtare”, “Baste sportive”, “Baste për garat në pistë” dhe “Bingo televizive”.
Ligji i ri detyron këto subjekte të respektojmë distancat për sallat e basteve. Sipas deputetëve, ky parashikim është i pamundur të zbatohet për kohëzgjatjen e periudhës tranzitore, për shkak se kontratat e qirave, që këto subjekte kanë nënshkruar, janë për një afat kohor më të gjatë. Shtyrja e afatit, gjithnjë sipas tyre, ndikon edhe në shmangien konfliktet gjyqësore ndërmjet palëve në lidhje me respektimin e afateve kontraktore raporton Shqiptarja.com
Ndër problemet që kanë hasur subjektet e këtij sektori, përmendet edhe fakti që vonesa e daljes së akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji ka krijuar një ngërç në ushtrimin e veprimtarisë së këtyre subjekteve ose në rastin më të keq bllokimin e veprimtarisë së tyre.
Add new comment