Britania, demokraci nën survejim

Postuar në 19 Nëntor, 2016 23:46

Britania e Madhe është kthyer së fundmi në vendin perëndimor që aplikon survejimin më të thellë ndaj njerëzve. Një ligj i miratuar nga Parlamenti, i quajtur Ligji për të Drejtat Hetimore kërkon ndër të tjera nga faqet online që të ruajnë për një vit historikun e kërkimeve në faqe nga përdoruesit dhe t’ia vënë atë në dispozicion agjencive ligjzbatuese.

Ligji u propozua nga kryeministrja Theresa May në muajin mars, në kohën kur ajo ishte ende ministre e Brendshme dhe konsiderohet si premisa bazë legale për të kaluar në hakerim kompjuterash, celularësh. Ligji është ankimuar nga organizata e të drejtave “Liberty” në Gjykatën Europiane të Drejtësisë me argumentin se ai bie ndesh me të drejtat e njeriut.

Ligji po ashtu detyron kompanitë që ofrojnë shërbime, që t’u vënë në dispozicion zyrtarëve përmbajetjen e kërkuar, duke thyer kuptimin e kodimit dhe sigurisë që ofrojnë pajisjet kur shiten.

Një kapërcim epokal ky për ato që thuhen rreth demokracisë, e cila shihet se rrezikohet vetëm nga njerëz si Donald Trump, që ende nuk ka marrë detyrën.

Situata në këtë sektor priret të shënojë një kthesë edhe në luftën për të drejtat e njeriut, pasi liria dhe demokracia po zëvendësohen shumë shpejt me nevojën për siguri, e cila po adreson masa që tejkalojnë mbikëqyrjen edhe në ato që formalisht njihen si diktatura.

http://phys.org/news/2016-11-uk-lawmakers-surveillance-powers.html

Demokracitë perëndimore duket se po bëjnë një autogol sa kohë po i heqin vetes çdo autoritet moral që pretendonin deri më dje nën emrin Bota e Lirë.

Problemi është pranuar edhe nga presidenti në ikje i SHBA-së, Barack Obama, i cili në një intervistë për revistën gjermane “Der Spiegel”, deklaroi se “Snowden ngriti probleme të drejta, por procedura e ndjekur prej tij nuk ishte e duhura”.

Përvoja ime më thotë që zyrtarët tanë të shërbimeve sekrete përpiqen të bëjnë gjënë e duhur, por edhe me qëllimet e mira, ndonjëherë bëhen gabime. Ndonjëherë ata mund të jenë më të zellshëm sesa duhet”, tha ndër të tjera Obama(http://www.spiegel.de/international/world/spiegel-interview-with-us-pres...).

Precedenti britanik vjen pas atentateve në Europë, por Britania përherë ka patur ligjet më të anatemuara për survjemin. Një përpjekje të ngjashme bëri Franca pak muaj më parë kur miratoi atë që mund të quhet “patriot act” i saj, diçka që kthen përmbys klimën e deritanishme. Nuk dihet nëse ky infeksioni për më shumë siguri, që çon deri në përgjimin e çdo gjëje, do të ecë më tej, por e sigurtë është se kohët kanë ndryshuar për keq. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.