Rudy Giuliani, kandidati më i mundshëm për sekretar Shteti në administratën Trump

Postuar në 15 Nëntor, 2016 14:38

Ish – kryetari i Bashkisë së New York, Rudy Giuliani është kandidati më i mundshëm për sekretar Shteti në administratën e Donald Trump. Associated Press raporton se emri i Giulianit u citua nga një prej njerëzve më të afërt me Trump, duke pasqyruar mbështetjen që ai dha për fushatën e presidentit të ti amerikan gjatë fushatës elektorale.

AP jep dy versione për emërimin e sekretarit të ri të Shtetit: një është që Giuliani dontë duhet vetëm të pranojë dhe se për detyrën që deri më tani ka mbajtur Hillary Clinton, nuk ka asnjë rivalitet. Një variant tjetër është ai që edhe John Bolton, ambasador i dikurshëm në OKB, është kandidat.
Por edhe për Giulaianin, rezervat nuk mungojnë. AP e cilëson atë si një person pa përvojë në politikën e Jashtme dhe ka një stil të vrazhdë, duke “thyer traditën e Hillary Clinton, Colin Poëell dhe Condoleezza Rice”.

Nga stafi i Giulianit nuk kanë dhënë ende një përgjigje, por duket se ish- prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së dëshiron të përfshihet në administratën e re të drejtuar nga Donald Trump.

https://www.yahoo.com/news/trump-names-senior-aides-sharp-084724931.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.