Demokracia dixhitale/ Facebook dhe Google, dy manipulatorët e mëdhenj të kohës sonë
U fol shumë që me rastin e fitores së Barack Obamës, por së fundmi kjo është temë kryesore e ditës. Fjala është për ndikimin e internetit dhe rrjeteve sociale në ndikimin e zgjedhjeve, duke imponuar në zgjedhjen e njerëzve një variabël të ri që kushtëzon “lirinë” e tyre. Algoritmet e përdorur nga Facebook dhe Google nuk janë të qartë për shumëkënd dhe madje larg interesit të tyre, por partitë duhet të jenë të shqetësuara. Fitorja e Trump, si akt finalizues i një ngjarjeje të paimagjinueshme e ka përforcuar perceptimin për rolin e aktorëve të tillë si Google dhe Facebook.
Revista gjermane “Spiegel” shkruan se kancelarja gjermane Angela Merkel, druhet se roli i tyre në zgjedhjet federale të vitit 2017 do të jetë përcaktues. Kemi vënë re sesi Facebook është shumë selektiv në shpërndarjen e postimeve tona, disa prej të cilave “arrijnë” shumë përdorues e disa të tjerë më pak. Nga faqet që pëlqejmë, disa na shfaqen më shpesh me neësfeeds sesa disa të tjera. Cila është logjika vepruese pas këtij përpunimi? Çdo gjë mund të hamendësohet por asgjë e saktë nuk mund të thuhet. Parimi është po ai që ka funksionuar me shtin print. Dikur ndikimi i këtij të fundit mbi opinionin publik u përgjithësua te sasia e informaciont, përsëritja tematike e tij në disa tituj sesa nga saktësia e përcjelljes apo disponibiliteti i një lexuesi të mirë.
“E kam lexuar nëpër gazeta”, kjo është fraza që përshkruan më mirë rolin e shtypit në krijimin e indebe të vagullta që nguliten çuditërisht më mirë sesa opinionet e kthjellëta.
“E kam parë bë Facebook”, mund të thuhet sot. Por ka edhe më shumë se kaq, pasi me rrjetet sociale dhe internetit përdoruesit bëhe pa e ditur viktimë e strategjive të vërteta të komunikimit, duke u ndikuar në shijet dhe sjelljen e tyre politike.
“A duhet t’i trembemi fuqisë së algoritmeve? A mundet që Facebook dhe Google në mënyrë sekrete të ndikojnë mënyrën sesi ne formojmë opinionet politike duke prekur rezultatin e zgjedhjeve? A mundet që kandidatët e preferuar të Google të përfitojnë një avantazh të pandershëm?”.
Ja pyetjet që shtron “Spiegel” të cilat pasqyrojnë një shqetësim të politikës tradicionale.
“Përgjigja nuk ka diskutim: po ata munden”, vijon “Spiegel”.
Vetëm Facebook ka 1.8 miliardë përdorues duke marrë statusin e një mass medieje botërorë. Për të kaluar në Gjermani, Facebook ka 29 milionë përdoures, prej të cilëve janë aktivë çdo ditë 22 milionë, një fuqi e jashtëzakonshme.
Google nga ana tjetër pret 90% të trafikut që kërkohet nga përdoruesit e internetit përmes një motori kërkimi. Renditja e informacioneve që shfaq Google është një problem më vete i shumë debatuar, pasi ai ndikon në informimin e një pjesë të madhe përdoruesish.
Mbi këto platforma nuk ka në fakt asnjë kontroll. Ato ofrojnë një podium për këdo që përndryshe do të kërkonte infrastrukturë shtesë për të përfituar atë vizibilitet të domosdoshëm për t’u faktorizuar në politikë.
“Pegida, lëvizja protestuese ksenofobike nisi si një grup në Facebook”, shkruan “Spiegel” duke vënë në dukje rrezikun e ri që sjell me vete revolucioni dixhital.
“Facebook i njej kaq mirë disa prej përdouresve të vet saqë ka nocione skajshmërisht të qarta të prirjeve të tyre politike. Tregues të tillë si mosha, miqtë, rezidenca, faqet e vizituara, mes shumë të tjerave, e ndihmojnë kompaninë t’i klasifikojë ata politikisht. Butoni “Pëlqe – Like” është një ndihmë e madhe po ashtu...”, vijon revista, që shton se “disa shkencëtarë janë të shqetësuar se Facebook mund të manipulojë zgjedhjet duke mobilizuar qëllimisht disa grupe votuesish”.
Në zgjedhjet për Kongresin e ShBA-së në vitin 2010, Facebook përpunoi dhe shpërndau 61 milionë neësfeed, njoftime mbi murin e përdoruesve të vet. Dhe referuar një analize të Universitetit të Kalifornisë, nga kjo llavë informimi dhe “ngacmimi”, kompania mendohet se ka çuar në kutitë e votimit rreth 340 mijë njerëz, duke ndikuar direkt në rezultat(http://www.spiegel.de/international/germany/google-and-facebook-could-he...).
Me të dhënat mund të vijohej pafundësisht, për të sjelle në pikën se rrjetet sociale, intereneti është aktori i ri politik në treg. Parë nga perspektiva e Shqipërisë, lufta që kryeministri aktual u ka shpallur mediave online, është mjerane nisur nga fakti se ato ngrihen mbi një platformë operimi teknologjik, që e ka strategji manipulimin. Krijohet pra ideja se jemi të gjithë viktima, ndonëse mundet fare mirë të pyetet: po drejtuesit e këtyre kompanive nga informohen?
Në Shqipëri nuk ka ende një ekpi politik që të dijë ta shfrytëzojë mirë këtë mundësi malinje gjithsesi që jep interneti, në të cilin kultivohen disa modele që e zhbëjnë atë aparatin analitik, apo kushtëzimin që sjell strukturimi social, në komunikimin e deritanishëm politik.
Add new comment