Papa: T’u kthejmë krenarinë të varfërve
"Unë dua të kërkoj falje për ata të krishterë që kthejnë shikimin në një drejtim tjetër kur takojnë një të varfër". Këto ishin fjalët e papa Françeskut gjatë një takimi me mijëra të pastrenë në selinë e shenjtë në Vatikan.
"Ju kërkoj falje nëse ndonjëherë ju kam fyer me fjalët e mia, por edhe për të gjithë të krishterët që lexojnë Biblën dhe nuk e kuptojnë se thelbi i saj është pikërisht varfëria,"- tha kreu i Kishës Katolike duke shtuar se mësimi kryesor i krishterimit është se gjithmonë duhet t’i shtrijmë dorën e ndihmës dikujt që ka nevojë.
Papa priti në Vatikan rreth katër mijë të pastrehë nga 22 vende të ndryshme, të cilët kanë arritur të gjejnë një banesë, falë ndihmës nga organizatat vullnetare ."Dikush mund të jetë i varfër, por jo skllav. Mund të jetë i varfër, por jo pa krenari”- theksoi Papa, duke folur në spanjisht. Fjalimi i tij u ndërpre disa herë nga duartrokitjet e publikut dhe takimi përfundoi me lutjen e Papës, në krah të gjashtë të pastrehëve.
http://www.ilsole24ore.com/art/notizie/2016-11-11/papa-francesco-visita-...
Add new comment