PE jep rekomandimin për hapjen e negociatave, një listë me kushte dhe pa datë konkrete

Postuar në 08 Nëntor, 2016 17:21

Komitetiti i Stabilizim-asocimit BE-Shqipëri i ka hapur dritën jeshile rekomandimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, por me një listë kushtesh dhe pa një datë konkrete. Deputetët shqiptarë të opozitës dhe mazhorancës siç është bërë zakon nuk ranë dakord për deklaratën përfundimtare , por opozita arriti që të heqë nga teksti caktimin e një date për hapjen e negociatave. Kryetarja e delegacionit tê Parlamentit Europian, Monica Macovei tha se ndonëse nuk u arrit që këto amendamente të kalonin me konsensus, ato u miratuan unanimitet nga ana e Parlamentit Europian dhe shumica e deputetêtve shqiptarë.

“Ne  i bëjmë thirrje Komisionit Europian që t’i rekomandojë Këshillit të ministrave hapjen e negociatave. Zoti Bumçi e donte pa datë dhe ashtu e bëmë, edhe pse do të kishte qenë mirë të jepnim një datë për t’a inkurajuar proçesin. Gjithsesi, në tekst thuhet që mbështesim hapjen e negociatave për Shqipërinë në dritën e përmbushjes së 5 prioriteteve kyçe. Ju e dini që Komisioni Euroopian nesër do të japë një rekomandim me kushte për t’u plotësuar. Pra, do jetë një listë me kushte para se të shkohet te hapja e negociatave, siç ndodh zakonisht”-deklaroi Macovei pas seancës në parlamentin Europian.

Edhe më herët ishte thënë se Shqipëria mund të marrë një përgjije pozitive nga Parlamenti Europian, por në përmbushje të disa kushteve. Do të jetë Komisionin Europian që do të vendosë nëse Shqipërisë do t’i jepet drita jeshile për hapjen e negociatave para zgjedhjeve parlamentare të qershorit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.