Nisma e Berlinit, zbardhet lista e projekteve që Shqipëria do të dorëzojë në Konferencën e Vjenës. Për financimin nuk ka ende asgjë konkrete
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Intergrimit ministri i Jashtëm Ditmir Bushati bëri publike një hartë projektesh që do t’i prezantohen Konferencës së Vjenës në kuadër të procesit të Berlinit. Bëhet fjalë për projekte të infrastrukturës që kanë marrë miratimin e kryeministrave të rajonit dhe që janë me interes për ndërlidhjen e vendeve të Ballkanitr Perëndimor. Për Shqipërinë është rënë dakord të financohet Porti i Durrësit, aeroporti Nënë Tereza, hekurudha Durrës-Hani i Hotit dhe segmente rrugore të aksit Veri Jug që do të jenë pjesë e Autostradës së Kaltër. Ministri Bushati shpjegoi se janë miratuar projekte që përfshijnë të paktën 2 vende të rajonit. Ajo që mbetet për t’u diskutuar është sigurimi i financimit për këto projekte. Për këtë ministri Jashtëm tha se do të krijohet Fondi i Ballkanit Perëndimor me seli në Tiranë dhe se shpresonte që plani Junker për zhvillimin e Europës të shtrihej edhe në Ballkan.
l.m
Add new comment