BERZH financues i autostradës adriatiko-joniane? Drejtori rajonal, Holger: “Më mirë se ideja e një Benelux ballkanik, është ajo e tregut të përbashkët”
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim synon të japë mbështetje financiare për autostradën adriatiko-joniane, ose ndryshe Korridorin e Kaltër. Në një intervistë për gazetën “Shqip”, drejtori rajonal i saj, Muent Holger, pranon se BERZH e sheh këtë projekt si premisë për integrimin e mëtejshëm të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. “Banka do të ishte e interesuar të merrte në konsideratë mbështetjen e autostradës Adriatiko-Joniane, e cila është një projekt rajonal që po promovohet nga qeveritë e Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Kjo autostradë do të lidhë Europën Qendrore dhe atë perëndimore me Greqinë nëpërmjet Ballkanit Perëndimor, duke forcuar kështu bashkëpunimin dhe integrimin rajonal”, thotë Holger. I pyetur për idenë e një BENELUX-i ballkanik, Holger deklaron se ide më e mirë është një treg ballkanik. “Më tepër do të flisja për një treg të përbashkët rajonal. BERZH mbështet fort bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor, i cili është i domosdoshëm për perspektivat dhe stabilitetin e rajonit. Kjo është përgjigjja më e mirë ndaj sfidave të shumta të tij”, thotë ai.
http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/07/23/berzh-do-te-mbeshte...
s.z
Add new comment