Arkeologët ndërhyjnë në varrin e Krishtit, punimet kushtojnë 4 mln dollarë (foto, video)

Postuar në 29 Tetor, 2016 10:26

Për herë të parë pas shumë shekujsh, shkencëtarët zbuluan pllakatën që tradicionalisht njihet si varri i Jezu Krishtit. Varri që ndodhet në qytetin e Shenjtë të Jeruzalemit është mbuluar me mermer që prej vitit 1555, ndoshta dhe më herët.
«Pllakata e mermertë e varrit ka pësuar një tërheqje mbrapa dhe ne jemi të suprizuar nga cilësia e materialit poshtë tij" deklaroi Frederik Hiebert, arkeolog i National Geographic Society «Bëhet fjalë për një analizë shkencore, ku do të arrijmë të shohim sipërfaqen e gurtë ku sipas rrëfimeve u vendos trupi i Krishtit" shtoi ai. Rikonstruksionit do t'i nënshtrohet edhe kubeja përreth varrit të Krishtit, e cila ka pësuar jo pak dëmtime nga tërmetet apo zjarret në gjithë historinë e qytetit.
E njohur si Kisha e Ringjalljes, Kisha ku ndodhet varri i Krishtit në Jeruzalem administrohet nga Kisha Ortodokse Greke, Kisha Katolike dhe Kisha Ortodokse Armene. Rikonstruksioni i varrit dhe kubesë rrethore pritet të përfundojë në 2017. Projekti kushton 4 milionë dollarë, nga të cilat 1.3 milionë dollarë i ka dhuruar mbreti i Jordanisë Abdala i Dytë.

http://www.protothema.gr/stories/article/623600/sto-fos-o-tafos-tou-hris...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.