"Gjuhë të qytetërimit tonë të përbashkët”/Shqipja dhe gjuha boshnjake, lëndë me zgjedhje në Turqi

Postuar në 21 Tetor, 2016 19:29

Shkollat turke do të kenë që nga viti i ardhshëm gjuhën shqipe dhe atë boshnjake si lëndë me zgjedhj. Lajmi raportohet nga Agjencia Telegrafike Shqiptare e cila referon “Anadolu Agency” duke shtuar se “programi dhe materialet e lëndës të gjuhës shqipe dhe boshnjake që do të vendosen në programin mësimor do të përgatiten nga Universiteti Trakya”.

“Ne gjuhën boshnjake dhe atë shqipe nuk e vërejmë si një gjuhë të huaj, por si një prej gjuhëve që vendosin lidhjet e qytetërimit tonë të përbashkët. Në Bosnje dhe Hercegovinë ndodhen 6 mijë nxënës boshnjakë që mësojnë turqisht, edhe ne themi që edhe fëmijët tanë të mund t’iu shprehin atyre ‘Dobri Dosli’. Shpresoj që edhe kjo nga pikëpamja jonë do të vlerësohet si një takim kulturor”, tha Drejtori i përgjithshëm i Arsimit Bazë në Ministrinë e Arsimit të Turqisë, Dr. Cem Gençoğlu. Gjuhët do të futen nga klasa e pestë.

“Në ceremoni kanë marrë pjesë zv/rektori i Universitetit Trakya, Prof. Dr. Mümin Şahin, dekani i Fakultetit të Lirësisë në Universitetin Trakya Prof. Dr. İlker Alp, drejtori i Drejtorisë Arsimore të qytetit Edirne, Hüseyin Özcan dhe pedagogë të Shkollës së Gjuhëve të Huaja të Universitetit Trakya”, raporton ATSH.

https://www.ata.gov.al/gjuha-shqipe-lende-me-zgjedhje-ne-turqi/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.