New York Times: Liderët europianë keqmenaxhuan krizën greke, janë të detyruar të evitojnë shpërbërjen e Eurozonës

Postuar në 08 Korrik, 2015 04:34

Vetëm kancelarja Merkel dhe liderët europianë kanë fuqinë të vendosin nëse Greqia do të qëndrojë në Eurozonë apo për ekonominë e saj do të gjendet një rrugëzgjidhje. Kështu e nis analizën e saj prestigjozja amerikane New York Times teksa analizon situatën kritike ku ndodhen bisedimet mes qeverisë greke dhe Euorogrupit. Athina është në kushtet kur papunësia është më shumë se 25 për qind dhe kur Prodhimi i Brendshëm Bruto ka rënë me 1/4 në krahasim me vitin 2008. Borxhi aktual i Greqisë është 317 miliardë euro ose sa 177 përqind e GDP-së.
Sipas gazetës ishin liderët europianë dhe FMN që bënë një gabim të madh në vitin 2012 kur ristrukturuan vetëm një pjesë të borxhit grek, pjesa më e madhe e të cilit i përkiste bankave gjermane dhe atyre europiane. "Ata i përkeqësuan problemet duke kërkuar nga Greqia të reduktojë shpenzimet dhe të rrisë taksat. çuan drejt recesionit një ekonomi të dobët, rritën papunësinë duke e bërë të pamundur zhvillimin dhe rritjen e të ardhurave. Të njëjtën gjë synuan kreditorët edhe në propozimet e tyre të fundit. Edhe politikanët grekë si tani ashtu dhe në të shkuarën kanë përgjegjësi për problemet që po kalon vendi. Por liderët europianë e thelluan krizën si pasojë e keqmenaxhimit që i bënë asaj. TanI janë të detyruar të zhbëjnë rrezikun që i kanoset Eurozonës, duke shpëtuar një vend të vogël dhe të paralizuar. Eshte e gabuar të mendosh se ristrukturimi i borxhit grek dhe shpëtimi i Greqisë do të jetë një shpërblim për qeverinë.
l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.