Vyacheslav Volodin, kreu i ri i Duma-s, përflitet si kandidat për të pasuar Vladimir Putin në presidencën ruse

Postuar në 06 Tetor, 2016 23:14

Vyacheslav Volodin është zgjedhur kreu  ri i Duma-s ruse. Ai m ori mbështetjen e Kremlinit, pra të presidentit Vladimir Putin që është edhe qendra e pushtetit të vërtetë në Rusia. Ai fitoi që në raundin e parë ku mori 404 vota nga 449 deputetë ndërkohë që 40 deputetë mbështetën rivalin e tij, Dimitry Novikov.

Media ruse “Russia Beyond the Headlines” nënvizon se Volodin ka qenë më herët shef i stafit presidencial pra vjen nga rrethi i ngushtë i Putin ku ishte i ngarkuar me çështjet e brendshme. “Një arkitekt i regjimit”, siç citohet një tjetër media, “Russia Direct” që publikon edhe analiza të thelluara mbi politikën ruse. Një njeri me përvojë në shumë sektorë ai mori mbështetje direkte nga Putin, i cili u shpreh se në këtë proces ka një zë edhe kryeministri Dimitry Medvedev. Ka shumë spekullime pse është zgjedhur për Duman ky njeri, por një intervistë e kohëve të fundit e Putin për “Bloomberg” presidenti rus foli për kërkimin e një kandidature që do ta zëvendëosjë dhe e cilësoi Volodin si “të ri, por të matur”.

Ky është një plan që përflitet në mëedia, e cila spekullon se Putin mund të kërkojë një mandat të ri në zgjedhjet e vitit 2018, por aktualisht lajmet që dalin në këtë formë, por evidentojnë edhe kandidatura alternative si Volodin, por edhe Anton Vaino, pasues i Sergei Ivanov në krye të administraës presidenciale.

Një tjetër media, që është në disa drejtim kritike e regjimit të Putin, e cilëson Volodin si “kardinali gri” i Putin, një njeri që qëndronte pas fitores së vitit 2016 dhe që i dha presidentit aktual rus një ndihmë thelbësore në fitoren e vitit 2012, pas protestave të Bolotnajas.

 

 

http://rbth.com/politics_and_society/2016/10/06/vyacheslav-volodin-could...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.