Shoqata e Pronarëve ankohet për Gjykatën Kushtetuese në Komisionin e Venecias

Postuar në 03 Tetor, 2016 14:28

Shoqata kombëtare e pronarëve të shpronësuar me forcë, "Pronësi me drejtësi" i është drejtuar me një letër Komisionit të Venecias nisur nga kërkesa për opinion që Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar këtij komisioni lidhur me ligjin nr 133/2015 "Për trajtimin e pronave dhe finalizimin e procesit të kompensimit të pronave" të miratuar në janar të këtij viti.

Shoqata e ka kundërshtuar këtë ligj para Gjykatës Kushtetuese në Mars të vitit 2016. Por kjo e fundit në korrik 2016 kishte dorëzuar një kërkesë për të pasur një Opinion Amicus Curiae nga Komisioni i Venecias për këtë çështje.

Shoqata e pronarëve  në letrën drejtuar presidentit Gianni Buquicchio thotë se jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese e gjen abstrakte dhe pa ndonjë rëndësi praktike.

Sipas tyre çështjet që priten të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ligjin e ri Nr 133/2015 janë identike me çështjet që janë dashur të shqyrtohen nga kjo gjykatë që prej miratimit të Ligjit të Pronave të vitit 2004.

Sipas tyre ligjvënësi nuk kufizohet (si pasojë) nga ndonjë bazë autoritative juridike, e cila ka fuqi të parandalojë çdo tentativë të mundshme për të vendosur kufizime të pakontrolluara mbi të drejtat themelore të pronarëve të shpronësuar me forcë.

“Duke pasur parasysh këto fakte jemi shumë të habitur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar një opinion të ri në lidhje me çështjet e "vjetra"”thuhet në letër.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.