Socialisti utopik, Jeremy Corbyn rikonfirmohet në krye të Laburistëve

Postuar në 25 Shtator, 2016 10:58

Jeremy Corbyn u rikonfirmua pa vështirësi në krye të Partisë Laburiste Britanike duke vërtetuar parashikimet. Politikani i njohur si ndjekës i rrymës trockiste në të majtën britanike u detyrua të futej sërish në garë për kreun e Partisë pas referendumit të BREX-it që nxori Britaninë nga Bashkimi Europian.
Lideri i Laburistëve mori 61.8% të votave kundrejt rivalit Owen Smith. Një lloj referendumi i brendshëm për të majtn laburiste që rikonfirmoi Corbyn, pozitat e të cilit u lëkundën ndjeshëm në qershor.
Corbyn udhëheq partinë e riprofilizuar në kohën e Tony Blair-it, që prej shtatorit të vitit të kaluar. I njohur si idhtar i së majtës radikale apo një lloj socialisti utopik, Corbyn është kundërshtar i aleancës veri-atlantike të NATO-s. Ai fajëson SHBA-të për ndërhyrjen e Vlladimir Putinit në Ukrainë dhe ka qenë kundër intervenimit ushtarak të NATO-s në luftën e Kosovës. është avokat it ë drejtave të njeriut, për sa kohë që nuk flitet për Rusinë, Kubën, apo Venecuelën, Hamasin apo Hezbollahun, siç ka konstatuar një kolumnist i gazetës prestigjioze, “The Financial Times”, Philip Stevens (Filip Stivënz).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.