rikonirmohet
Socialisti utopik, Jeremy Corbyn rikonfirmohet në krye të Laburistëve
Jeremy Corbyn u rikonfirmua pa vështirësi në krye të Partisë Laburiste Britanike duke vërtetuar parashikimet. Politikani i njohur si ndjekës i rrymës trockiste në të majtën britanike u detyrua të futej sërish në garë për kreun e Partisë pas referendumit të BREX-it që nxori Britaninë nga Bashkimi Europian.
Lideri i Laburistëve mori 61.8% të votave kundrejt rivalit Owen Smith. Një lloj referendumi i brendshëm për të majtn laburiste që rikonfirmoi Corbyn, pozitat e të cilit u lëkundën ndjeshëm në qershor.