Në tryezë opsioni i shpërbërjes së BE, kërkohet një shtysë e re për projektin e integrimit Europian
Bashkimi Evropian është në një pikë kritike, tha kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë samitit të 27 vendeve - anëtare të BE-së në Bratislavë (pa pjesëmarrjen britanike). Ky është samiti i parë ku diskutohet mbi të ardhmen e Evropës, pas Brexit. "Ne duhet të tregojmë me veprimet tona që ne të mund të bëhemi më të mirë", deklaroi Merkel. Europa sipas saj duhet të përmirësohet në çështjet e sigurisë, luftën kundër terrorizmit, bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes dhe punësimin.
Pas vendimit të Britanisë për të dalë nga Bashkimi Evropian, liderët e 27 shteteve anëtare kërkojnë t’i japin një shtysë të re projektit të integrimit evropian, duke parë divergjencat mbi çështjen e refugjatëve dhe ekonominë. Kriza e gjatë ekonomike në Evropë, e cila ka shkaktuar një rritje të ndjeshme të papunësinë e kombinuar me një seri sulmesh nga militantët islamikë dhe fluksin masiv të refugjatëve në Evropë kanë çuar në rritjen e partive populiste dhe euroskeptike.
Takimi i liderëve evropianë në Bratislavë edhe pse karakterizohet informal, dhe nuk përfshin në Mbretërinë e Bashkuar, ka për qëllim të rivendosë një ndjenjë të besimit te BE, e cila për dekada të tëra konsiderohet kujdestar i paqes dhe prosperitetit, por kohët e fundit është në "krizë ekzistenciale”
"Çdo njeri është i vetëdijshëm për situatën. Britania vendosi të largohet dhe tani çështja është e ardhmja e Europës”-tha tha presidenti francez, Fransua Olond. "Ose do të ecim drejt shpërbërjes ose do të punojnë të gjithë së bashku për të fuqizuar dhe të rinisur projektin evropian”-shtoi ai.
Add new comment