Një tjetër peshqesh nga Aleanca për Shqipërinë Europiane, Bushati: Meta, kandidaturë e fortë për president

Postuar në 16 Shtator, 2016 10:58

Ambicja e Ilir Metës për të qenë president i vendit ka kohë që përflitet dhe tashmë duket se ka ardhur koha që të hidhet edhe në publik si formulim i planit të koalicionit të majtë për një Shqipëri Europiane. Dikur njeriu me bllok, tani aleat i domosdoshëm, "pronari" i LSI -së duket se ka punuar mjaftueshëm që edhe PS të kuptojë se çfarë duhet të bëjë.
Është ministri Jashtëm, Ditmir Bushati që e konsideron Ilir Metën një kandidat të fortë për President. I ftuar në emisionin “Debati” në Channel One, të gazetarit Roland Qafoku, Bushati u shpreh se kandidimi i Metës do të varet nga koalicioni dhe votat që janë në Parlament. “A mund të jetë kandidat, natyrisht që është kandidat i fortë për President”, u shpreh Bushati në emision.
A mund të jetë Presidenti i Shqipërisë në vitin 2017?
A mund të jetë kandidat, natyrisht që është kandidat i fortë për President, por kjo varet nga Meta, nga koalicioni, nga votat në Parlament. Një njeri që ka qenë Kryeministër, ministër i Jashtëm, ministër i Ekonomisë, kryetar Parlamenti, kur lexon CV dhe sheh kontributin, ai është një kandidat i fortë për President, por mendoj që politika shqiptare nuk është tek emri. Fillimisht duhet të ketë një diskutim se çfarë profili duhet ta kemi Presidentin e Republikës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.