Serbia lëshon nga "sovraniteti", hiqen targat eksperimentale për automjetet e Kosovës

Postuar në 15 Shtator, 2016 11:10

Pas më shumë se dhjetë orë bisedimesh, ekipet teknike të Kosovës dhe Serbisë kanë përmbyllur në Bruksel marrëveshjen e reciprocitetit për targat e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë. Kryenegociatorja për Kosovën Edita Tahiri, deklaroi pas takimit, se marrëveshja e arritur javën e shkuar është konkretizuar me një dokument të shkruar. Sipas dokumentit, regjistrimi i të gjitha targave  të lëshuara nga autoritetet e Kosovës  KS/RKS do te fillojë në 15 janar të 2017 dhe do zgjasë një vit, ndërkohë që Kosova do të zgjasë për 5 vjet validitetin e tabelave KS. 

" Marrëveshja që arritëm i jep fund përdorimit të tabelave "prova” të  vendosura nga Serbia për automjetet e Kosovës. Ne arritëm tê kemi reciprocitet për tabelat e automjeteve. Reciprociteti është i rëndësishëm, sepse ai kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve bilaterale midis Kosovës dhe Serbisë. Ne ramë dakort gjithashtu që tabelat ilegale që qarkullojnë andej këtej nê Kosovë të hiqen dhe të bëhet eliminimi tërêsor i tyre"- tha pas takimit në Bruksel Edita Tahiri, kryenegociatore për Kosovën.

Marrëveshja konfirmon gjithashtu se zyrat e gjendjes civile dhe të agjensisë për regjistrim civil në katër komunat veriore do të fillojnë punë në 15 nëntor tê këtij viti të për pajisjen e  qytetarëve me dokumentet shtetërore dhe të gjendjes civile të Republikës së Kosovës. Bashkimi Evropian ka mirëpritur progresin e arritur dhe këshillon palët që të vazhdojnë progresin  veçanërisht për zbatimin e marrëveshjeve të telekomit, energjisë dhe të bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Sipas zëdhënëses Maja Koçijançiç, raundi i ardhshëm teknik do mbahet në 26 shtator.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.