FMN, dorë të lirë qeverisë të shtrëngojë lakun e taksave
Ndryshe nga opozita apo faktorë të tjerë në vend Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se ekonomia e vendit po rimëkëmbet. Në raportin e fundit mbi gjendjen e ekonomisë shqiptare Fondi Monetar Ndërkombëtar nënvizon se ekonomia është në linjë me parashikimet dhe se financat publike të vendit kanë nisur të përmirësohen. Sipas FMN “Rritja ekonomike po përshpejtohet, ndërsa borxhi publik ka filluar të ulet nga piku i vitit 2015”.
Fondi i mbajti të pandryshuara parashikimet për rritjen ekonomike në 3.4 për qind këtë vit dhe 3.8 për qind vitin e ardhshëm, por tërheq vëmendjen se rreziqet mbeten të larta, veçanërisht ato që burojnë nga ambienti i jashtëm.
Ajo që është me thelbësore është se FMN inkurajon qeverinë të ruajë disiplinën fiskale dhe të thellojë më tej reformat që nxisin rritjen ekonomike, për të zbutur efektet negative që vijnë nga pasiguritë në Eurozonë. “Autoritetet duhet të çojnë përpara progresin thelbësor të deritanishëm, duke e vënë fokusin tek reformat kritike për përmirësimin e klimës së biznesit”, nënvizon raporti.
Me pak fjalë në buxhetin dhe paketën fiskale të vitit të ardhshëm nuk priten supriza edhe pse futemi në një vit zgjedhor, ku qeveria ndoshta ripërsërit refrenin se ka ulur taksat për 95 për qind të shqiptarëve.
Add new comment