Rilindje e traditës në Vlorë. Kryebashkiaku Leli: Tenderi për urën e Zvërnecit dështoi. Kemi traditën e vjetër të barkave
Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli shkruan se procedurat tenderuese për urën e Zvërnecit kanë dështuar ndaj lëvizja drejt Manastirit do të bëhet me varka.
"Pas dështimit për herë të tretë të procedurave të tenderimit për rindërtimin e urës së Zvërnecit, këtë vit ju rikthyem tradites së vjeter të përdorimit të varkave të ndërtuara nga artizan lokal. Jeni të ftuar të gjithë që të vizitoni Manastirin dhe lagunën e Nartës", shkruan me qetësi Leli që poston edhe disa foto.
Add new comment