"Superman-i" Felps koleksionon medaljen e 22 të artë (video, foto)
Majkëll Felps mund të quhet sportisti më i mirë olimpik i të gjitha kohërave. Notari amerikan fitoi mbrëmë medaljen e 22 të artë në garën olimpike 200 metra stil i përzier. Ai bëhet kështu sportisti i vetëm që ka fituar 4 medalje të arta olimpike në të njëjtën disiplinë. Amerikani nisi vrullshëm gara dhe përfundoi i pari me kohën 1 minutë, 54 sekonda e 66 të qindat.
Phelps dha betejë në 100 metrat e para me rivalin e madh, katër herë kampion i botës amerikanin Ryan Lochte dhe brazilianin Thiago Pereira. Ai u ngjit për herë të parë në podiumin e medaljeve në vitin Olimpiadën e Athinës në vitin 2004, për të vijuar më pas me medalje të artë në Pekin, Londër deri në triumfin e Rios në Brazil.
.
Add new comment