Pse mbahet i fshehtë projekti për sheshin “Skënderbej”? “Shekulli” shkruan se parashikohet ndërtimi i disa ndërtesave dhe një kulle

Postuar në 10 Gusht, 2016 14:55

Gazeta “Shekulli” raporton sot se projektit të sheshit “Skënderbej” do t’i shtohet edhe një kullë e lartë mes Muzeut Historik dhe hotel “Tiranës”. Sipas kësaj gaezet, projekti i plotë është përgatitur në formën e një botimi, por ai i mbahet larg publikut, a thua Tirana është pronë personale e Edi Ramës dhe Erjon Veliajt.

Projekti parashikon kthimin e Sheshit “Skëndërbej” në një hapësirë vetëm për kalimtarë. Ai do të shndërrohet në një piramidë gjigante, të ulët, që fillon ngritjen e ngadaltë nga anët e sheshit drejt qendrës së tij, ku do të arrijë lartësinë 1,5 m. Për të zbutur masën gjigante të betonit, në disa vende të sheshit do të mbillen pemë gjelbëruese. Projekti parashikon ngritjen e disa ndërtesave në shesh, të paktën një ndërtesë të lartë në hapësirën midis Hotel Tiranës dhe Muzeut Historik Kombëtar në fillim të Bulevardit Zogu I. Për të shmangur dhe minimizuar ngarkesat dhe mbarëvajtjen në lëvizjet e qytetarëve të Tiranës është menduar dhe planifikuar një ndarje e sipërfaqes të projektit në 11 lulishte të vogla të ndryshme”, shkruan gazeta(http://www.shekulli.com.al/p.php?id=476371&projekti-i-qendres-se-tiranes...). 

Pse nuk publikohet ky projekt, për të cilin çuditërisht opozita parlamentare po hesht? Ajo heshti edhe shfaqjen në Facebook e kryeministrit të një parkingu, ndërkohë që sheshit po i shtohen edhe elementë të tjerë. Një qëndrim gënjeshtari mban në këtë rast edhe kryetari i Bashkisë, që nuk ka folur asnjëherë për kulla e parkinge, por tashmë se çfarë përfaqëson zoti Veliaj, politikisht dhe moralisht është e qartë. Sikundër është e qartë se cila është ambicia më e madhe e kryeministrit aktual: thjesht një rikoncpetim – siç e ka quajtur përherë – i Tiranës. Asgjë më shumë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.