Rusia do heqë gradualisht sanksionet ndaj Turqisë, diferencat për Sirinë do të tejkalohen
Rusia do të heqë gradualisht sanksionet ndaj Turqisë. Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin pas takimit me homologun turk Erdogan në Shën Petërburg. Putin vuri në dukje se prioritet i Rusisë është që marrëdhëniet e dy vendeve të kthehen në nivelet e para krizës.
Nga ana e tij, presidenti turk vuri në dukje se Rusia dhe Turqia mund të rindërtojnë marrëdhënien e tyre dhe të rrisin bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Edhe Putin konfirmoi se të dy vendet kanë çdo mundësi për të rivendosur bashkëpunimin e tyre. "Ne duam rivendosjen e plotë të marrëdhënieve me Turqinë dhe do ta bëjmë këtë"-tha shefi i Kremlinit. Ai shtoi se rifillimi i fluturimeve çarter nga Rusia në Turqi do të rinisë në të ardhmen e afërt.
Sanksionet kundër Turqisë "do të hiqen hap pas hapi," tha presidenti rus, duke vënë në dukje se bisedimet me Erdogan do të përcaktojnë axhendën e ardhshme të marërdhënieve midis Turqisë dhe Rusisë. Putin pranoi se pikëpamjet e të dy vendeve për luftën në Siri kanë qenë të ndryshme në të kaluarën, por theksoi se diferencat mund të tejkalohen. Erdogan theksoi se telefonata e Putinit pas tentativës për grusht shteti ishte një mbështetje e madhe psikologjike për të.
Add new comment