Një fillim i ri, Putin gati të presë Erdoganin në Moskë
Presidenti turk, Rexhep Taip Redogan synon të hapë një faqe të re në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë me vizitën e programuar të martën në Moskë. "Do jetë një vizitë historike, një fillim i ri. Në bisedën me mikun tim Vladimir Putin besoj do të hapim faqe të re marrëdhëniet mes dypalëshe. Vendet tona kanë shumë gjëra për të bërë bashkë"-deklaroi presidenti rus për agjencinë e lajmeve Tass, dy ditë para vizitës. Afrimi i Turqisë me Rusinë vjen në një kohë kur Ankaraja ka përkeqësuar marrëdhëniet me Uashingtonin pas ngjarjeve të 15 korrikut. Para vizitës në Moskë, Erdogan tregoi forcën me një tubim madhështor në Stamboll, ku deklaroi se Turqia nuk ka përse të mos aplikojë dënimin me vdekje kur këtë masë e aplikojnë shumë vende të tjera. Duke iu referuar kundërshtarit të tij Fetullah Gulen, ai tha se kleriku është organizator i tentativës për grusht shteti duhet të shkatërrohet me mjete të ligjshme.
Add new comment