KQZ-ja rrëzon kërkesën për referendum për ndërtimet në zonat e mbrojtura në Tiranë

Postuar në 07 Gusht, 2016 11:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë kërkesën për referendum nga grupimi “Ne Tirana” për zhvillimin e një referendumi mbi ndërtimet në Tiranë.

“Në relacionin e përgatitur nga drejtoria për mbledhjen e së hënës, pritet që të rrëzohet kërkesa pasi nuk janë ndërtuar pyetje të qarta dhe konkrete. Megjithëkëtë, vendimi i takon tryezës së 7 anëtarëve të cilët do të vendosin mbi bindjet e tyre pavarësisht relacionit”, raporton “shqiptarja.com”.
Kërkesa është paraqitur nga një grup prej 12 nismëtarësh për ndërtimet që janë zonë e mbrojtur. Vendimi i pritshëm i KQZ-së i hap rrugën ndërtimeve në zonat e mbrojtura, njësoj siç ndodhi me stadiumin “Qemal Stafa”, për të cilin nuk u pyet IMK.

Comments

Submitted by Andi (not verified) on

Keta te kqz-se jane larot e partive kryesore, ç'mund te presesh! Ne shkelje te ligjit dhe ne dem te se mires publike. Te numeruara i kane ditet dhe keta horra

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.