PD-ja zyrtarizon qëndrimin: Qeveria teknike, kusht i panegociueshëm për zgjedhje të lira

Postuar në 02 Gusht, 2016 13:49

Partia Demokratike ka zyrtarizuar dot përmes kryetarit të saj, Lulzim Basha, kërkesën për qeveri teknike dhe reformë konsensuale zgjedhore si garanci për zgjedhjet e vitit 2017. Gjatë një diskutimi me gazetarët, Basha, renditi disa arsye pse qeveria e tanishme nuk është garanci për administrimin e zgjedhjeve të ardhshme. “...Zgjedhje të rrezikuara si asnjëherë nga korrupsioni dhe krimi ndaj nis me urgjencë kjo reformë për të bërë nul, përdorimin e parave të pista në fushatën zgjedhore. Kam marrë siguri nga SHBA dhe lliderët më të lartë të BE-së se do të ndihmojnë fuqishëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne, opozita do ta fitojë këtë betejë dhe Shqipëria do ta fitojë këtë betejë dhe ftesa ime sot është që ta fitojë me kontributin e të gjitha forcave politike...Qeverisja e Edi Ramës po shteron me shpejtësi, mundësinë kohore për implementimin e votimit elektronik dhe biometrik dhe numërimin elektronik. Kjo ështe e papranueshme.

Për reformën zgjedhore, unë them se është një shans si për Edi  Ramën dhe Ilir Metën të tregojnë vullnetin e tyre. Një gjë është e sigurtë: ne nuk do ta presim duarkryq. Qeveria teknike është kusht i panegociueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qeveria teknike do të ishte zgjidhja edhe për reformën zgjedhore, do të ishte baza për zhvillimin e saj. Qeveria teknike është proces politik që ka dy rrugë. Ka një rrugë bashkëpunimi politik mes palëve: realizmi. Por unë nuk po e mbyll këtë shteg. Po kërkoj kontributin e çdo force politike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse kjo qeveri nuk reflekton me këto dy rrugë, platformë zgjedhore dhe qeveri teknike, rruga tjetër është me presion popullor”, tha Basha. Ky qëndrim vjen një ditë pas takimit të tij me kreun e LSI-së, Ilir Meta, takim i cili zyrtarisht u mbajt për reformën në drejtësi. Është e qartë gjithsesi se qeveria aktuale është një kadavër që mbahet me serumin e një shprese iluzive. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.