Ambasada ruse në Tiranë: E vërteta e ngjarjeve të Krimesë. Mbi dy orë dokumentar i titruar shqip
Ambasada ruse në Tiranë ka shpërndarë sot një material video-dokumentar i cili rrëfen versionin rus të ngjarjeve të Ukrainës dhe të Krimesë. Me interes është se dokumentari është titruar në shqip dhe është mbi dy orë(postuar në youtube që në mars të këtij viti). Në të flet presidenti rus, Vladimir Putin, apo edhe dëshmitarë të ndryshëm. Përveç aspektit gazetaresk dhe politik, dokumentari ka rëndësi pse ilustron një qasje të re të selisë diplomatike ruse në raport me opinionin shqiptar dhe mediat. Është e qartë se po synohet një balancim informimi dhe me sa duket rrjetet sociale dhe përkthimi hyjnë në punë.
Comments
Ja ke fut kot
Edhe kuf e kishim mire me stalinin ky i fungit se kishte per gje ti thoshte kardelit (jugoslav) qe ta perlanin CV shqiperine. Me heret shihni si kane mbeshtetur ne rajonin tone (qe prej luftrave rudo-turke shek 18 dhe 19) here greke, bullgare apo serbe po jo shqiperine. Se fundi e mban mend ceernomerdine (misioni osbe ne kosove 1999). Sipas tij (rusise) spo ndodhte asgje vec po vriteshin terroriste( nga 0- 80> vjec te dy gjinive).
Per nje moment, po e marrim
Per nje moment, po e marrim se gaspadin Putin, ka te drejte per Krimene.
Po Kosoven, tavarish gaspadin Putin, pse ju si Rusi, nuk e njihni si shtet ?
Vetem, kete pyetje, tavarish gaspadin ambasadori I RASPUTINIT, ne vendin tone, mundohu t'na spiegosh.
Dasfidanja.
Ne YOUTUBE, nuk gjendet
Ne YOUTUBE, nuk gjendet versioni me titra ne gjuhen shqipe (allbanskom jaziku).
Po e keni mundesine, zoterinj te ambasades se federates ruse ne Tirane, na e plotesoni kete gje, duke e prezantuar edhe ne gjuhen shqipe, kete dokumentar, KRIMEA : KEHTIMI NE ATDHE.
Ne rast se e lexoni, dhe mundeni per kete kerkese, do te keni mirenjohje.
Tung.
Po te jete keshtu, Rusia dhe
Po te jete keshtu, Rusia dhe RasPutini paskan te drejte, por Kosoven pse nuk e njohin si shtet me vehte ?
Ketu fle lepuri sllav.
Add new comment