Grabitja në Rinas, TIA: Policia ishte disa metra larg ngjarjes. Kemi kthyer përgjigje mbi testimet e kryera (Video)
“Tirana Airport Partners” ka dalë sot me një deklartë për shtyp për të sqaruar pozicionin e saj lidhur me grabitjen e para disa ditëve në Rinas. Sipas kompanisë që ka me konçesion aeroportin ku ndodhi ngjarja, përgjegjësia për sigurinë është e policisë, ndërkohë që ICTS përgjigjet sipas saj vetëm për sigurinë aeroportuale. “TIA ka ndjekur edhe raportimin e policisë që e kondiderojmë të pasaktë. TIA ka zbatuar procedurën e njoftimit në kohë të policisë. Autoriteteve u janë dorëzuar provat. Punonjësit e policisë kanë qenë prezent në pistë pak metra larg nga ndodhi ngjarja. TIA sjell në vëmendjen se kompania ICTS është përgjegjëse vetëm për sigurinë aeroportueale. ICTS s’ka të drejtë të ndërhyjë fizikisht. ICTS operon e paarmatosur. Lidhur me ruajtjen e rendit e sigurisë kjo është përgjegjësi e plotë e policisë. Policia duhet të sigurojë patrulla për të parandaluar incidente. Siguria kombëtare është e përbashkët e gjithë autoriteteve Incident i rëndë, shfajësimi është pasojë më e rëndë. Aeroporti është i të gjithëve." tha përfaqësuesja e TIA-s, Arlinda Çausholli. Në përgjigje të dokumentacionit që ka rrjedhur në media mbi disa testime të kryera nga policia dhe Autoriteti i Aviacionit Civil në muajin prill, mbi sigurinë dhe kontrollin në Rinas, ajo shtoi: “Dokumentet e bëra publike kanë pasur përgjigjie përkatëse, u janë dhënë organeve kompetente që po hetojnë. TIA kërkon etikë konfidencialiteti të respektohej nga të gjitha institucioneve”.
Add new comment